Liqenet plot ujë, cezmat e qytetarëve nuk pikojnë

Kosova

Liqenet plot ujë, cezmat e qytetarëve nuk pikojnë

Më: 26 korrik 2014 Në ora: 21:24

Pavarësisht nivelit të lartë të ujit në të dy liqenet nga të cilët furnizohet me ujë të pijshëm kryeqyteti, reduktimet ende po vazhdojnë me orarin e njëjtë. Nëpër disa lagje të Prishtinës banorët po përballen me orë të tëra me mungesën e ujit edhe në këto ditë në nxehta vere. Ata fajësojnë kompaninë e ujësjellësit, siç thonë ata, për keqmenaxhmin
Zyrtarë të ujësjellësit rajonal `Prishtina` thonë se edhe në këtë sezon, orari i reduktimeve të ujit në kryeqytet është i njëjtë.

Sipas tyre, ka humbje të madhe e ujit dhe rritja e banorëve nëpër lagjet e reja të Prishtinës po e bën të pamundur furnizimin me ujë të pijshëm 24 orë.

Selatin Retkoceri, drejtor ekzekutiv financiar në KUR Prishtina, thotë se kompania e ujësjellësit rajonal `Prishtina` është duke investuar në ndërrimin e gypave të ujit në mënyrë që, siç tha ai, të evitohen humbjet e ujit.

`Pas përfundimit të investimeve në ndërrimin e gypave, edhe sasia por edhe cilësia të jetë më e madhe. Por, deri në përfundimin e fabrikës së ujit në Shkabaj nuk mund të premtohet se Prishtina do të furnizohet 24 orë me ujë`. tha për transmetuesin publik, drejtori Ratkoceri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat