"Grupi i Drenicës" janë shëndosh e mirë, nuk mund të shtrohen më në spital

Kosova

"Grupi i Drenicës" janë shëndosh e mirë, nuk mund të shtrohen më në spital

Më: 26 korrik 2014 Në ora: 20:20

Gjashtë nga shtatë të akuzuarit e grupit të parë të rastit të Drenicës, nuk mund të shtrohen më në spital. Të paktën jo tash për tash dhe pa pasur ndonjë nevojë urgjente.
Mjeku ndërkombëtar që i ka ekzaminuar ata, ka vlerësuar se Sabit Geci,Sahit Jashari, Jahir Demaku, Sylejman Selimi, Ismet Haxha dhe Sami Lushtaku jenë shëndosh e mirë e pa nevojë që të shtrohen në spital.
Ky ekzaminim ishte kryer me kërkesë të kryetarit të trupit gjykues, të cilët vazhdimisht kanë dyshuar në raportet e mjekëve kosovarë, sepse në bazë të tyre, pjesëtarët e “Grupit të Drenicës”, kanë qëndruar më shumë kohë në QKUK, se sa në paraburgim.

Tomë Gashi, avokat i Sylejman Selimit ka thënë për KTV-në se mjeku e ka vlerësuar gjendjen e ish-komandantit të UÇK-së, si të rënduar, por pa pengesa për shëndetin për të qenë i pranishëm në gjykimin që po mbahet.
Sami Lushtaku, Ismet Haxha dhe Sahit Jashari për tri ditë në muajin maj ishin zhdukur nga QKUK-ja, ku kishin qenë të shtrirë, ndërkaq Shërbimi Korrektues kishte dështuar t’i sillte para Gjykatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat