Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova – marrëveshje për kufirin tripalësh

Kosova

Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova – marrëveshje për kufirin tripalësh

Më: 26 korrik 2014 Në ora: 10:23

Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova, kanë arritur marrëveshje për pikat e kufirit trepalësh, ka njoftuar dje Ministria e brendshme e Malit të Zi.

Përfaqësuesit e tri komisioneve shtetërore në Podgoricë të Malit të Zi e kanë nënshkruar marrëveshjen për “pikën e takimit të kufirit shtetëror të tri shteteve, e cila është e shënuar me shenjën e kufirit trepalësh”, dhe për mirëmbajtjen e saj, raporton agjencia Beta nga Podgorica.

Në takim, poashtu, është arritur marrëveshja për zbatimin e marrrëveshjes për mirëmbajtjen e shenjave kufitare përgjatë kufirit Mali i Zi – Shqipëria, e nënshkruar në Podgoricë në vitin 2009.

Raportohet se është biseduar edhe për vazhdimin e procesit të përcaktimit të linjës kufitare shtetërore ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat