Mustafa: Nuk do të bëjmë pazare me PDK-në

Kosova

Mustafa: Nuk do të bëjmë pazare me PDK-në

Më: 26 korrik 2014 Në ora: 10:08

​Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, thotë se blloku LDK- AAK- Nisma, i ofron këtij vendi një qeveri të qëndrueshme dhe me integritet.
Ai ka vlerësuar se me qeverisjen e tyre do të sigurohet stabilitet politik dhe zhvillim ekonomik.

“Prolongimi i proceseve dhe thirrja në shkase procedurale, nga ata që shkelën çdo procedurë, për ti bërë ato kushtetuese, nuk do të na hamendin në asnjë moment që të ndryshojmë qëndrimin tonë e për të bërë pazare politike me PDK-në”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai vlerëson se procesi në të cilën po kalojnë i ka bindur ata edhe më shumë që t’i hiqet, siç e quan ai hallka e sundimit e që sipas tij pongulfat çdo ditë e më tepër .

Sa më shpejt që kuptohet ky qëndrim aq më lehtë, aq më lehtë sipas Mustafes, do të jetë për të gjithë ata që janë në këtë proces.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat