PDK dhe VV, opozitë e papërballueshme

Kosova

PDK dhe VV, opozitë e papërballueshme

Më: 26 korrik 2014 Në ora: 08:11

​Krijimi i Qeverisë nga treshja LDK-AAK-Nisma dhe minoritetet, por pa përfshirjen e Lëvizjes Vetëvendosje, vlerësohet si dështim qysh në fillim. Kjo për faktin se do të krijohej një opozitë e fortë PDK-Vetëvendosje, e cila në çdo moment mund ta rrëzonte Qeverinë. Kështu të paktën vlerësojnë njohës të çështjeve politike.

Sipas tyre, një qeveri e re e cila do t’i mbante shpresat tek minoritetet dhe me një opozitë PDK-Vetëvendosje, në vend nuk do të kishte stabilitet.

Analisti Armend Muja, vlerëson se qeveria e ardhshme duhet të ndërtohet nga parti të fuqishme të cilat do të jenë në gjendje t’i tejkalojnë sfidat me të cilat pritet të ballafaqohet shteti muajt dhe vitet e ardhshme, shkruan Tribuna.

Sipas tij, një qeveri LDK-AAK-Nisam dhe minoritetet nuk do të ishte stabile përballë një opozite PDK-Vetëvendosje. “Një opozitë PDK-VV mund ta rrëzojnë qeverinë në çdo kohë, sepse minoritetet joserbe janë kryesisht pjesë e PDK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat