Agjitropi i LDK-së, Bajrush Morina dhe mania e tij për "zogeza" të reja!

Kosova

Agjitropi i LDK-së, Bajrush Morina dhe mania e tij për "zogeza" të reja!

Më: 26 korrik 2014 Në ora: 00:48

Bajrush Morina, ka lindur me 10.12.1962 ne Gexhë të Rahovecit. Ka të kryer Fakultetine Filologjisë në Prishtinë. Para luftës ka punuar si gazetar në revistën „Zëri i Rinise", pastaj ka qenë kryeredaktor në Gazetën „Bota e Re", kurse tash momentalisht është botues i Gazetës „Botapress". Është i martuar dhe jeton ne Prishtine!

Por, Bajrush Morina dhe tjerët si ky, të yshtur nga ambiciet e sëmura , pa e pasur kaçikun dhe aftësinë profesionale, nuk zgjedhin mjete për ta kryer misionin e tyre antikombëtar!

Bajrush Morina, përgjatë shkollës se mesme dhe periudhës se studimeve, nga ata qe e kanë njohur cilësohet si i heshtur me një bagazh prej një njeriu të dyshimtë me prirje pro jugosllave. Por, edhe si gazetar para lufte është ranguar ne anën e pushtetit. Për ketë janë dëshmi qe kanë lëne gjurmë shkrimet e tij ne gazetën „Bota e Re" ne vitin 1989, atëherë kur Serbia e shfuqizoi Autonominë e viti 1974 dhe me tankse e ripushtoi Kosovën!

Nëse bëjmë gabime në jetën e përditshme, ato mund edhe të na falen, me arsyetimin e dobësive njerëzore qe i kemi të gjithë. Por, ta dëmtosh kauzën kombëtare me shkrime qe si burim informacioni kanë qarqe të dyshimta, me kombinime të shërbimeve sekrete të ndryshme dhe ato shkrime pastaj të strukturohen në dosje kundër sublimacionit kombëtar, ketë e bëjnë vetëm ata që nuk kanë shkallë të lartë të moralit vetjak. Nëse ne jetë jemi njerëz të rëndomte, kur është ne pyetje ana profesionale, ajo të detyron me një përgjegjësi, ne mos kombëtare atëherë me përgjegjësi morale para popullit!

Kjo eskorte e shpifësve, dëshmitareve të rrejshëm, spiuneve te të gjitha ngjyrave e rangjeve, nuk kurseu asgjë për t'i fituar „shpërblimet" e turpshme mbi kurrizin e tjerëve! Ndryshe është krijimtaria artistike qe edhe mund të harrohet lehtë, por historia është diçka krejt tjetër, ajo është mësuese e jetës. Tranzicioni ishte formë shumë me e vështire se lufta nëpër të cilën kemi kaluar. Për ketë jemi bindur pasi që e kemi përjetuar me shpirt dhe me shpinë!

Me ka rastisur qe të shoh njerëz që parakalojnë si hije para të tjerëve, pa u ndier të gjallë, me kokën përdhe dhe me një shikim të terratisur. Madje ka edhe te atillë nga kjo sortë, që me një pa natyrshmëri mundohen ta mbulojnë vdekjen për se gjalli, siç vepron Bajrush Morina. Se vdekja për se gjalli është e vjetër si fenomen shoqëror, ketë e dëshmon thënia e popullit, qe e ka ruajtur brez pas brezi, për ta krijuar për secilin shembullin e keq të një kreatore me fytyrë njeriu.

Pra, të vdekurit për se gjalli si Bajrush Morina, qoftë edhe ne rrugë, ekrane televizive, në salla zyrtare, kanë një hije të zbehtë dhe bëjnë lëvizjet e fundit për ta mbuluar sadizmin e ligësinë e tyre të brendshme!

Koha është i vetmi faktor real dhe i patundshëm ne raport me ndriçimin e të vërtetave te çfarëdo natyre. Në çdo shkrim të Bajrush Morinës, gjithçka duket të jete e mirë, e mbarë, me një kolorit emocional e deklarativ në mbrojtje të vlerave kombëtare, për te cilat vlera, Bajrush Morina, nuk e dha kurrë asnjë qime floku!

Për ta sheshuar dhe zbritur ne rrafshin real figurën kontraverze, shume te dyshimtë dhe tepër amorale të "gexhasit", Bajrush Morina, është me interes te publikohet fillimisht një pjesë nga disa mesazhe private, në mes te tij dhe një miku të tij prej "Don Zhuani" i cili shpreh gatishmërinë qe t'i gjejë Bajrush Morines; "zogëza" të reja...

Duke u nisur nga e gjithë kjo, njerëzve të tillë nuk duhet dhëne besimin publik sepse e përdhos, nuk duhet besuar postin sepse e stërkeq, nuk duhet besuar gradën sepse e devalvon dhe nuk duhet dhëne hapësire sepse kur nuk ka frike e keqpërdore deri ne ekstrem!

Ky është Bajrush Morina, udhërrëfyesi i Agjitropit të LDK-së, gjegjësisht alibia e UDB-së në Kosovë!/Infodirekt/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat