Deputeti i PDK'së, bën thirrje të bojkotohen pijet amerikane

Kosova

Deputeti i PDK'së, bën thirrje të bojkotohen pijet amerikane

Më: 26 korrik 2014 Në ora: 00:14

Deputeti i PDK’së Gëzim Kelmendi, ka bërë thirrjë për t’u mos u konsumuar coca-cola, si hakmarrje ndaj Izraelit.

Sipas tij, pijet e gazuara si, Coca – Cola, Fanta, Sprite dhe Schweppes prodhohen nga “regjimi” që po vret palestinezët.

“Të nderuar vëllezër dhe motra, Kam një kërkesë- lutje nga ju. Duke besuar në virtytet dhe zemrat e juaja,ju lus me sinqeritetin më të thellë që të i bojkotoni, mos i konsumoni "Coca Colën, Fantën, Sprite dhe Schweppes". Ngase këto produkte janë të atij "regjimi" që po vret dhe masakron popullin palestinez. Mos të bëhemi edhe në mënyrë indirekte vrasës të palestinezëve me paratë tona. Iu faleminderit për mirëkuptim”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat