Molliqaj: Ja pse nuk u nënshkrua marrëveshjea mes LDK-AAK-NISMA dhe VV’së

Kosova

Molliqaj: Ja pse nuk u nënshkrua marrëveshjea mes LDK-AAK-NISMA dhe VV’së

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 22:46

Dardan Molliqaj, sekretar Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje ka treguar versionin e VV’së për mos arritjen e marrëveshjes në mes të VV’së dhe LDK-AAK-NISMA.

"Jemi marrë vesh për tre çështje. Jemi marrë vesh për koncensusin politik si mekanizëm vendimmarrës, e kemi fut në tekst, jemi marrë vesh për çështjen e dy komisioneve, dhe që do të ketë komisione parlamentare që të vlerësojnë punën sa i përket dialogut dhe privatizimit. Ky ka qene një dakordim i grupit punues atë ditë, dhe nuk jemi dakordu për dy pikat tjera, që kanë qenë, çështja e udhëheqjes së dialogut nga Vetëvendosja dhe çështje komisionit të Venedikut”, tha Molliqaj, në "Argument Plus" në RTV 21, për takimin mes grupeve punuese më 14 korrik.

Ai tha se në mbrëmjen e 16 korrikut ishte ftuar NË takim nga Kujtim Shala i LDK’së.

“Kemi diskutu për mundësinë e një votimi për Isa Muatfaën si kandidat për kryetar i Kuvendit dhe unë kom thanë se nëse kemi marrëveshje me shkrim sonte edhe nesër ne do ta votojmë Isa Mustafën”, tha Molliqaj.

Molliqaj tha se ishin pajtuar që të nesërmen të mbahej një tkim ceremonial për nënshkrimin e marrëveshjes.

“Kur kemi shku në takimin e mëngjesit, kanë qenë edhe perfqaësuesit e bllokut, dhe befasia ime ka qenë e dyfishtë”, tha ai, duke folur për pikat e kontestuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat