Ardian Gjini: Ka tendencë për rrënimin e shtetit por kjo nuk do të lejohet

Kosova

Ardian Gjini: Ka tendencë për rrënimin e shtetit por kjo nuk do të lejohet

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 21:37

Ardian Gjini, nënkryetar i AAK’së thotë se qeveria e ardhshme me kryeministër Ramush Haradinajn do të ketë qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Gjini thotë se ka tendencë për rrënimin e shtetit, por siç shkruan ai në Facebook, kjo nuk do të lejohet.

Ja shkrimi i plotë i Gjinit në Facebook:

Po shihet tendencë e rrënimit të shtetit! Qëllimi i qeverisë së ardhshme do të jetë përmirësimi i jetës së qytetarëve të Kosovës.

Më saktësisht ajo do të thotë më shumë vende punë, paga më të mira, shkolla e universitete më cilësore dhe shëndetësi më të mirë.

Në gjuhën politike mund të përmbledhet si synim për sundim të ligjit dhe zhvillim ekonomik.

Por ka ardhur koha që qeverisë në ikje t’i bëhen të kjarta disa gjëra. Tendenca e tyre e pamoralshme dhe antipatriotike për rrënimin e shtetit do të dënohet.

Rrënimi i sistemit buxhetor përmes favorizimit të kompanive të afërta me pushtetin përmes doganës së Kosovës, ndarja e subvencioneve dhe tenderëve në mënyrë të palifjshme e poashtu edhe punësimi i aparatqikëve partiak pa asnjë kriter dhe pa mbulesë buxhetore do të dënohen.

Të gjithë udhëheqësit e institucioneve, cilat do qofshin ato do të përballen me padi penale nëse vazhdojnë t’iu nënshtrohen urdhërave të paligjshme të qevrisë së paligjshme në shkuarje.

Vendimet do të anulohen ndërsa të gjithë përfituesit do ta shohin vehten para gjyqit.

Nuk do të lehohet rrënimi i shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat