Zafir Berisha- Hashim Thaçit: Fitorja e Pirros para 3 vitesh në veri!

Kosova

Zafir Berisha- Hashim Thaçit: Fitorja e Pirros para 3 vitesh në veri!

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 21:21

Sot janë bërë 3 vjet kur edhe është zhvilluar aksioni i Njësisë Speciale të Kosovës në Jarinjë dhe Bërnjakë për ti vënë nën kontroll këto dy pika kufitare të Kosovës.

Lidhur me këtë kryeministri në largim, Hashim Thaçi, ka shkruar sot në Facebook, se 25 Korriku i 2011 shënoi shuarjen e ëndrrës së Serbisë për ndarjen e Kosovës. “Ky operacion i dha fund status quo-së së mbretërimit të paligjshmërisë e pasigurisë në veri dhe nisi procesin e ri-integrimit të asaj pjese të territorit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar në mes tjerash në Facebook Hashim Thaçi.

Mirëpo pa kaluar shumë kohë, ka reaguar edhe Kryetari i Bashkimit Demokratik në Prizren dhe njëherit Deputet në Parlamentin e Kosovës, Zafir Berisha, duke vlerësuar si fitore të Pirros së Hashim Thaçit.

“Fitorja e PIRROS se Hashim Thaçit me 25 07.2011… a ka ma injoranc, kur edhe humbja tentohet të prezentohet si fitore…”, ka reaguar Berisha në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat