Flasin familjarët: Enver Zymberi gjithmonë ka dashur të vdiste për Kosovën

Kosova

Flasin familjarët: Enver Zymberi gjithmonë ka dashur të vdiste për Kosovën

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 20:40

Jo vetëm në përvjetorin e rënies së tij por shpesh, familjarët shkojnë te varri i heroit Enver Zymberi.
Tek varri i heroit të Kosovës, kurora lulesh vendosën edhe bashkëshortja e tij dhe fëmijët.

Ajo thotë se përkrahja e njerëzve ua lehtëson dhimbjen.

“Ai ka ndërru jetë për Kosovën, dhe bëhen qe tri vite që ka ndërru jetë. Dhe sado pak për shembull, kur të vijnë të na vizitojnë e ndijmë një lehtësi”, tha ajo për RTV21.

“Vëllai im gjithë ka pasë qef me dhanë jetën për Kosovë”, tha motra e tij.

Ndërkohë nëna e policit të vrarë ka mbetur e paralizuar nga mërzia për djalin.

Enver Zymberi u vra para tre vjetësh në krye të detyrës në veri të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat