Kosova, peng i zaptuesve të regjimit të PDK-së

Kosova

Kosova, peng i zaptuesve të regjimit të PDK-së

Nga: Hava Orana Më: 25 korrik 2014 Në ora: 17:43

“Është standard i dyfishtë, i përdorur nga gjykata në rastin e presidentit të mëhershëm. S’ka pas masë pezullimi, në këtë rast ka”, thotë Haradinaj.

Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese u komentua shuam dhe u interpretua në mënyra të ndryshme nga liderët partiakë në vend. Pezullimi i pozitës së kryekuvendarit u quajt si i panevojshëm dhe si bllokim i institucioneve të vendit. Ky ishte vendimi i përkohshëm i Gjykatës Kushtetuese, deri në një vendim përfundimtar që mund të jepet më së largu deri më 18 shtator të këtij viti.

Rastet jo standarde!

Lidhur me vendimin për pezullimin e pozitës së Isa Mustafës si kryetar i Kuvendit të Kosovës, i cili u zgjodh me 65 vota në seancën konstituive, lideri i AAK-së ka thënë se Gjykata Kushtetuese ka përdorur standarde të dyfishta. Sipas tij, në rastin e zgjedhjes së Behgjet Pacollit president, Kushtetuesja nuk mori një vendim të tillë për masë pezullimi. Ai në këtë rast tha se shteti është zaptuar në regjimin e kryeministrit në largim, Hashim Thaçit.
“Është standard i dyfishtë, i përdorur nga gjykata në rastin e presidentit të mëhershëm. S’ka pas masë pezullimi, në këtë rast ka. Kosova është peng i zaptueshmërisë të regjimit, po përdori një term që e ka përdorë kryesisht Vetëvendosja, të regjimit të Thaçit, por nuk mundet me u mbajt peng ky proces politik për shkak se të zgjedhurit, në këtë rast deputetët, e kanë vendosë me i dhanë zgjidhje çdo situate të krijume, qoftë edhe me ndërhyrje në institucionet e pavarura, do t’i japim zgjidhje përmes Parlamentit”, ka thënë Haradinaj.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat