Homazhe me rastin e tre vjetorit të rënies së heroit Enver Zymberi

Kosova

Homazhe me rastin e tre vjetorit të rënies së heroit Enver Zymberi

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 12:47

Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje i përbërë nga Kryetari, Albin Kurti dhe deputetët, Rexhep Selimi, Puhie Demaku, Fisnik Ismaili si dhe aktivistët, Nora Fetoshi, Adea Batusha, Lulzim Gjaka dhe Patrik Domi bën homazhe te varri i heroit Enver Zymberi në fshatin Dubovc të Vushtrrisë me rastin e tre vjetorit të rënies së tij.

Gjithashtu ky delegacion ka vizituar edhe familjen Zymberi, në shtëpinë e tyre që dikur ishte shtabi lokal i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më këtë rast, delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosjes ka shprehur respektin dhe nderimin e thellë për punën, veprën dhe vetëmohimin e Enver Zymberit, duke theksuar që emri i heronjve dhe dëshmorëve tanë nuk harrohet asnjëherë ashtu sikurse që gjaku i tyre nuk humbet kurrë. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat