Thaçi: 25 korriku dita e shuarjes së ëndrrës serbe

Kosova

Thaçi: 25 korriku dita e shuarjes së ëndrrës serbe

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 12:02

Në përvjetorin e tretë të marrjes së kontrollit të pikave doganore me Serbinë, Kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi ka përkujtuar këtë ditë.

Në këtë rast, Thaçi ka thënë se 25 korriku i 2011 shënosh shuarjen e ëndrrës së Serbisë për ndarjen e Kosovës, si dhe kjo ditë është dita e bashkimit territorial të Kosovës.

“Tre vite më parë, më 25 korrik 2011 u zhvillua aksioni i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës për të vënë nën kontroll pikat kufitare në veri të Kosovës, Jarinjë dhe Bërnjakë. 25 korriku 2011 shënon shuarjen e ëndrrës së Serbisë për ndarjen e Kosovës. Kjo ditë është ditë e bashkimit territorial të Kosovës”, ka shkruar Thaçi.
Gjithashtu, Thaci ka përkujtuar rënien e heroit, Enver Zyberit dhe ai ka thënë se Enveri u flijua për të vendosur sovranitetin dhe ligjshmërinë në gjithë territorin e Kosovës .

“Në këtë operacion fisnik, ra në krye të detyrës për mbrojtjen e integritetit territorial të Kosovës, heroi ynë Enver Zymberi. Ky operacion i dha fund status quo-së së mbretërimit të paligjshmërisë e pasigurisë në veri dhe nisi procesin e ri-integrimit të asaj pjese të territorit të Republikës së Kosovës. Enveri u flijua për të vendosur sovranitetin dhe ligjshmërinë në gjithë territorin e Kosovës dhe vepra e tij e lavdishme do të shërbej si simbol frymëzimi për të gjithë ne dhe brezat që do të vijnë”, ka shkruar Thaçi në Facebook. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat