Tre kandidatë për kryetar të LDK-së

Kosova

Tre kandidatë për kryetar të LDK-së

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 09:00

Lutfi Haziri, Mendim Rugova dhe Vjosa Osmani, pritet që të kenë pretendentë për të pasuar Isa Mustafën. Kryetari aktual i LDK-së Isa Mustafa, nëse e realizon qëllimin që të bëhet kryeparlamentar, nuk do të hyjë fare në garë edhe për një mandat në krye të partisë.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se në shtator do të mbajë Kuvendin e saj zgjedhor. Në këtë kuvend pritet të zgjedhjet edhe kryetari i ri i kësaj partie. Burime të gazetës Tribuna brenda strukturave të larta të LDK-së, bëjnë të ditur se për të parin e kësaj partie do të kandidojnë tre kandidatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat