Borchardt: EULEX-i ndihmon në hetimet për akuzat e Martyt

Kosova

Borchardt: EULEX-i ndihmon në hetimet për akuzat e Martyt

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 07:53

Shefi i EULEX-it në Kosovë, Bernd Borchardt, ka thënë se sa u përket hetimeve për “peshqit e mëdhenj”, gjithçka ka të bëjë me provat, pasiqë sipas tij, ai si shef i misionit, asnjëherë nuk i ka thënë askujt që të mos e arrestoj dikë. Sa u përket hetimeve për akuzat e Dick Martyt, ai ka thënë se EULEX do të ketë rol mbështetës në këto hetime.
“Unë kurrë nuk i kam thënë askutj: mos e hetoni këtë person. Kjo do të më vriste nëse ndodhë kështu. Do të ishte fundi i karrierës time. Nuk dua të bëj kurrë diçka të tillë. Gjithçka ka të bëjë me provat”, ka thënë ai.
“Hetimi i krimeve të luftës, është njëjtë detyrë e jona si hetimi i korrupsionit apo hetime të tjera”, ka thënë ai.
Sa u përket hetimeve për akuzat e Martyt, ai ka thënë se EULEX do të ketë rol mbështetës në këto hetime dhe këtë rol e ka vazhdimisht për Task –Forcën që merret me këto hetime.
“Ne mbështesim Task-Forcën për hetimet për raportin e Martyt, por ata bëjnë intervistat ndaras nga ne”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së.
Bernd Borchardt, ka thënë se pavarësisht se sa do të jetë në numër prezenca e misionit të EULEX’it në Kosovë, qasja e tij do të jetë e njëjtë.
“1/3 e ndërkombëtarëve do të shkojnë në shtëpi. Gjithësesi, misioni do ta ketë qëllimin e njëjtë, mbështetje e të gjitha etnive pa ndërhyrje politike”, ka thënë Borchardt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat