Matoshi: Gjykata Kushtetuese është nën ndikimin e politikës ditore,ka bërë shkelje të qëllimta

Kosova

Matoshi: Gjykata Kushtetuese është nën ndikimin e politikës ditore,ka bërë shkelje të qëllimta

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 23:31

Analisti politik,Halil Matoshi ka thënë se pezullimi i vendimit të Kuvendit për zgjedhjen e Isa Mustafës, kryeparlamentar, ka qenë i pritshëm.

Në një intervistë për Infodirekt Matoshi ka pohuar se këtë fazë të procedimit me këtë lëndë Gjykata ka bërë disa shkelje të qëllimta dhe se Gjykata Kushtetuese është nën ndikimin e politikës ditore.

"Pezullimi i vendimit të Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e Isa Mustafës për Kryetar është një vendim i pritshëm i Kushtetueses, si masë e përkohshme deri në vendimin përfundimtar, që duhet të merret brenda 60 ditësh, e që e ndal kohën kushtetuese brenda limiteve ligjore për ndërtimin e institucioneve të reja dhe në një mënyrë mënjanon zgjedhjet e jashtëzakonshme." ka thënë Matoshi.

Matoshi ka pohuar se Lëvizja Vetëvendosje në këtë momentum politik i ka bërë një shërbim brilant vendit, duke ndalur hovin e Thaçi III.

"Lëvizja Vetëvendosje në këtë momentum politik i ka bërë një shërbim brilant vendit, duke mbështetur në inicial bllokun opozitar kundër Qeverisë "Thaçi III" dhe duke hyrë në negociata lidhur me parimet për bashkëqeverisje. Sido që të jetë në të ardhmen VV-ja për momentin e tashëm ka bërë politikë të moderuar dhe në interes të shoqërisë kosovare ka thënë Matoshi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat