Pallaska: Thelbi i demokracisë është procedura, jo shumica

Kosova

Pallaska: Thelbi i demokracisë është procedura, jo shumica

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 23:08

Eksperti ligjor, Dastid Pallaska, njëherësh edhe këshilltar i Zyrës së Presidentes, gjatë një interviste në Klan Kosova tha se në një demokraci kushtetuese, çdo shumicë jashtë procedure është një shumicë e jashtëligjshme.

Pallaska, që ishte edhe pjesë e iniciativës për themelimin e Gjykatës Kushtetuese, thotë se gjëja më e mirë e saj është se vendimet merren me shumicë. Por, ai pranon që vendimmarrja mund të jetë edhe subjektive.
“Ata mund të vendosin me bindje të tyre, por atë duhet ta hedhin në letër e të na bindin neve”, ka thënë Pallaska në “Zonën e Debatit” në Klan Kosova.

Sipas tij, shpeshtimi i lëndëve në Gjykatën Kushtetuese është indikator i fazës së re të demokracisë, që shqetësimet të zgjidhen në institucionet tona e jo në ambasadat e huaja.
Ndërsa, për pezullimin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, ai tha se masa e përkohshme është marrë që të mos ndikohet në vendimin e mëvonshme, bazuar në nenin 113.

“Masa e përkohshme nuk e paragjykon vendimin final. Kemi dy palë kontradiktore, parashtruesit PDK-në dhe të tjerët që do të dorëzojnë komentet. Nuk mundet Gjykata të marrë vendim pa i marrë mendimet e palës tjetër”, thekson Pallaska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat