Ramadani: Koalicioni do t’i formojë të gjitha institucionet shtetërore

Kosova

Ramadani: Koalicioni do t’i formojë të gjitha institucionet shtetërore

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 23:07

Sekretari i AAK-së, Burim Ramadani, thotë se masa e përkohshme nga Gjykata Kushtetuese nuk paragjykon vendimin përfundimtar të kësaj Gjykate për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“Interpretimet laike dhe tendencioze politike vetëm po tentojnë të shpërndajnë konfuzion të panevojshëm. Në asnjë rrethanë dhe në asnjë mënyrë, masa e përkohshme nuk paragjykon vendimin përfundimtar. Është masë që i përgjigjet kërkesës së parashtruesve, por jo përcaktim i vendimit përfundimtar”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas tij, kryetari i Kuvendit zgjedhet nga deputetët e Kuvendit dhe në çfarëdo rrethane koalicioni LDK-AAK-NISMA e ka shumicën e nevojshme për të udhëhequr Kuvendin.

“Këtë e ka dëshmuar më 17 korrik dhe zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit, z. Isa Mustafa, është e padilemë.
Koalicioni do të formojë së shpejti, bazuar në norma dhe afate kushtetuese, të gjitha institucionet shtetërore, në mënyrë që të fillojmë atë që më shumti ka nevojë Kosova: qeverisjen e mirë, rendin e ligjin dhe zhvillimin ekonomik”, ka shkruar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat