Ja çka kërkon Thaçi nga bashkatdhetarët e diasporës

Kosova

Ja çka kërkon Thaçi nga bashkatdhetarët e diasporës

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 14:32

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka ftuar bashkatdhetarët nga diaspora që të vizitojnë punishtet e zejtarëve gjatë kohës sa qëndrojnë në Kosovë.

Thaçi beson se trashëgimia jonë mund të shërbejë njëherazi edhe si instrument i vlefshëm zhvillimi prandaj në të ardhmen do të nxisim artizanatin në mënyrë që të shërbejë si mbështetje edhe ndaj industrisë së turizmit duke e bërë më tërheqëse në nivel ndërkombëtar ofertën turstike të Kosovës

“Ne të gjithë jemi krenarë për trashëgiminë tonë të pasur artizanale që mbahet gjallë nga zejtarët tanë të talentuar e të palodhur dhe të gjithë duhet të kontribuojmë në ruajtjen, kultivimin dhe nxitjen e saj. Unë besoj se trashëgimia jonë mund të shërbejë njëherazi edhe si instrument i vlefshëm zhvillimi prandaj në të ardhmen do të nxisim artizanatin në mënyrë që të shërbejë si mbështetje edhe ndaj industrisë së turizmit duke e bërë më tërheqëse në nivel ndërkombëtar ofertën turstike të Kosovës. Dëshiroj të ftoj bashkëatdhetarët tanë të diasporës, që kanë ardhur për pushime verore, që të vizitojnë punishtet apo dyqanet e zejtarëve tanë, të blejnë produkte artizanale autentike kosovare dhe t'i marrin me vete në vendet ku jetojnë. Kështu do mund të mbajnë edhe më të freskët lidhjen e tyre me atdheun, do të promovojnë trashëgiminë kosovare nëpër botë dhe do të ndihmojnë që tradita jonë e çmuar të jetojë dhe t'i përcillet e plotë gjeneratave të ardhshme”, ka shkruar Thaçi në Facebook. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat