Bahtiri: Barrikadat janë në kundërshtim me ligjet e Kosovës

Kosova

Bahtiri: Barrikadat janë në kundërshtim me ligjet e Kosovës

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 13:47

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri është kthyer nga Brukseli, ku kam marrë pjesë në bisedimet për heqjen e barrikadës mbi urën kryesore të lumit Ibër dhe barrikadave në pjesë tjera në veri të vendit së bashku me kryenegociatorën për zbatimin e dialogut me Serbinë, Edita Tahiri.

Bahtri ka thënë se delegacioni i Kosovës ishte unik dhe këmbëngulës në kërkesën për heqjen sa më të shpejtë të të gjitha barrikadave, pasi që ato janë vendos në kundërshtim me ligjet e Kosovës dhe në kundërshtim me marrëveshjet e arritura gjatë dialogut në Bruksel.

Bahtiri ka thënë se në bisedimet e zhvilluara në Bruksel, ka folur për punën e madh që është bërë që prej kur ai ka ardhur në krye të Mitrovicës, për stabilizimin e gjendjes, kthimin e të gjithë të zhvendosurve në pronat e tyre, kudo qofshin ato, zbutjen e raporteve ndërmjet shqiptarëve e serbëve etj, punë kjo që ka dhënë rezultate konkrete, pasi që gjendja e përgjithshme në ishte relaksuar dukshëm, gjë që e dëshmon edhe lëvizja e madhe e shqiptarëve dhe serbëve nga veriu në pjesën jugore dhe anasjelltas.
Gjithashtu, Bahtiri ka thënë se duke ofruar argumente të mjaftueshme për heqjen e barrikadave, ka hedhur poshtë të gjitha kërkesat dhe arsyetimet e palës serbe për qëndrimin edhe më tutje të barrikadës mbi urë dhe barrikadave tjera në rrugë, si dhe ka kërkuar që heqja e tyre të bëhet në një afat sa më të shkurtër kohor.
“Barrikadat nuk sjellin asgjë të mirë për qytetarët, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike. Ato vetëm i kontribuojnë përkeqësimit të raporteve ndërnjerzore e ndëretnike, pengojnë lëvizjen dhe qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave, pengojnë bashkëpunimin ndërmjet qytetarëve dhe bizneseve, të cilat nuk njohin kufij, pengojnë zhvillimin ekonomik, nxisin urrejtje, ngritin tensione dhe destabilizojnë edhe më tutje situatën edhe ashtu të brishtë”, ka thënë Bahtiri në Bruksel.
Sipas Bahtririt, këto qëndrime dhe qëndrimet e kryen negociatores Edita Tahiri, kanë gjetur mbështetje tek përfaqësuesit e BE-së. Madje, thotë ai, argumentet e palës shqiptare që janë ofruar në takim, nuk kanë mundur të hedhen poshtë nga pala serbe.

Bahtiri shpreson që bashkësia ndërkombëtare do të angazhohet më seriozisht për heqjen pa kushte të barrikadave, qëndrim ky i shprehur fuqishëm nga delegacioni i Kosovës dhe udhëheqësja e tij, Edita Tahiri. Më tej ka thënë thotë se delegacioni i Kosovës do të ketë përkrahjen e tij ët fuqishme lidhur më këtë çështje, edhe në bisedimet tjera eventuale që do të mbahen. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat