Koci: Nuk ka aktakuzë ndaj Haradinajt. Luftë speciale e Sigurimit serb!

Kosova

Koci: Nuk ka aktakuzë ndaj Haradinajt. Luftë speciale e Sigurimit serb!

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 13:31

Avokati i njohur Arianit Koci, ka reaguar nja shkrimeve në mediat serbe për një akuzë të re të mundshme ndaj Ramush Haradinajt duke i cilësuar ato shkrime si luftë speciale të Sigurimit shtetëror serb dhe vetë një lajm të till si krejtësisht të pavërtetë.
Nuk do te kete aktakuze kunder Ramush Haradinajt.
Lufta speciale e Sigurimit Shteteror Serb po vazhdon. Madje, ne keto momente sensitive politike per Kosoven, eshte ashpersuar.
Fatkeqesisht, qellimet e veta keto struktura, po tentojne t’i realizojne nepermjet mediave serbe; nepermjet dezinformimit – krijimit te opinionit, dhe propagandes klasike.
Nuk eshte e rastit qe cdo dite nga nje lider perfolet per kinse krime lufte. Dje Thaci, sot Haradinaj…
Perseris, nuk do te kete aktakuze per asnjerin prej top udheheqesave tane.
Poashtu, nuk do te kete akuze per trafikim te organeve.
Te gjitha opcionet tjera jane te mundshme.- shkruan Koci në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat