Sejdiu shpreson për njohje nga Greqia

Kosova

Sejdiu shpreson për njohje nga Greqia

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 12:18

Fatmir Sejdiu: Bashkëpunimi i mirë i deritashëm ekonomik si dhe angazhimet pozitive politike të Greqisë për Kosovën, sigurisht se janë dëshmi e mirë që të reflektojnë edhe me njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës nga Greqia.
Ish Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu gjatë një takimi që zhvilloi sot me Shefen e Zyrës Ndërlidhëse Greke në Prishtinë, Ambasadoren Konstantina Athanassiadou, tha se bashkëpunimi i deritanishëm ekonomik dhe angazhimet pozitive politike të dy vendeve janë dëshmi e mirë që të reflektojnë në njohjen e Kosovës nga Greqia.

Presidenti Sejdiu, tha se është e nevojshme zgjerimi i bashkëpunimit në të gjitha fushat ndërmjet të dyja vendeve, duke potencuar si shumë të rëndësishme miqësinë ndërmjet dy popujve, thuhet në komunikatë.

“Bashkëpunimi i mirë i deritashëm ekonomik si dhe angazhimet pozitive politike të Greqisë për Kosovën, sigurisht se janë dëshmi e mirë që të reflektojnë edhe me njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës nga Greqia, tha Presidenti Sejdiu”.

“Në takim po ashtu u diskutua për situatën e përgjithshme politike në vend, me theks të veçantë për zhvillimet pas zgjedhjeve të 8 qershorit”.

“Ndërkaq, Shefja e Zyrës Ndërlidhëse Greke në Prishtinë, ambasadorja Konstantina Athanassiadou vlerësoi lartë kontributin e Presidentit Sejdiu, në zhvillimet pozitive që kanë ndodhur në Kosovë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat