Oliver Ivanoviq: Më kanë burgosur sepse do arrestohen politkajë të njohur shqiptarë dhe kjo bën balancë!

Kosova

Oliver Ivanoviq: Më kanë burgosur sepse do arrestohen politkajë të njohur shqiptarë dhe kjo bën balancë!

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 10:49

Një nga liderët e serbëve të Kosovës i cili ndodhet në paraburgim me aktakuzën për krime lufte, Oliver Ivanoviq ka deklaruar që ai është në burg sepse bashkësia ndërkombëtare don që të krijoj “balans artificial” për “disa të palara të cilat tash do të pasojnë tek shqiptarët”, njofton Beta.
Ivanoviq i cili është në paraburgim që nga 27 Janari i këtij viti ka deklaruar për gazetën serbe të Beogradit “Večernje novosti” që nuk ka patur as edhe një pritje që do ta lirojnë të mbrohet në liri sepse, siç ka thënë ai, janë duke u bërë hetime dhe përgatitje procedurash për politikanë shqiptarë të Kosovës të njohur me rastin e hetimeve për “trafikim të organeve”.
“Që të mos ngjallej revoltë e madhe tek shqiptarët duhet që edhe ndonjë serb të arrestohet”, ka thënë ai.
Ai ka deklaruar që akuzat të cilat e ngarkojnë atë për pjesmarrje në krime të luftës ndaj shqiptarëve në vitin 1999 janë të pakuptimta pasi, sipas tij, në atë kohë ai ishte në Prishtinë dhe punonte me shqiptarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat