Afër fundi i dramës së “shtëpisë së verdhë”

Kosova

Afër fundi i dramës së “shtëpisë së verdhë”

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 08:24

Kosovës përfundimisht pritet t’i hiqet etiketa si vend në të cilin ka pasur trafikim të organeve dhe janë kryer krime kundër njerëzimit. Ndonëse kjo pritet të ndodhë javën e ardhshme pasi të publikohet raportit i kryeprokurorit të Task Forcës, Clint Williamson, ekipi i të cilit që tre vjet ka hetuar pretendimet e ish senatorit zviceran, Dick Marty, për dramën që u quajt “Shtëpia e verdhë”.

Mijëra artikuj në media, mijëra debate dhe analiza pretenduan në vërtetësinë e plotë të pretendimeve se pjesëtarët e UÇK-së kishin rrëmbyer civilë serbë pasluftës, të cilët i kishin dërguar në një shtëpi të verdhë në Burrel, ku ua kishin hequr veshkat për t`i shitur ato.

Pas tre vjet hetimesh, pritet që tregimi të dalë se ka qenë i pavërtetë. Ndonëse po mirëpritet rezultati i hetimit, ai vështirë se do të mund të riparojë imazhin e dëmtuar të Kosovës.

Për avokatin Arianit Koci, fushata e ndyrë e Serbisë kundër Kosovës, se gjoja gjatë luftës në Kosovë ka pasur trafikim të organeve ka dështuar. Madje sipas tij Këshilli i Evropës nuk do të duhej të lejonte publikimin e një raporti të ndërtuar mbi propagandë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat