Vizat në fund të vitit 2015

Kosova

Vizat në fund të vitit 2015

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 08:22

Kosova po pret që të marrë raportin e vlerësimit të Komisionit Evropian për përmbushjen e kritereve që kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave. Raporti, sipas njohësve të integrimeve evropiane nuk pritet që t’i mundësojë Kosovës liberalizimin e vizave para vitit 2015.

Sipas tyre shkak i kësaj është sepse Kosova ka ngecur në pavarësimin e sistemit gjyqësor dhe prokurorisë si një ndër pikat më kryesore të udhërrëfyesit, duke i shtuar këtu edhe migrimin e paligjshëm të kosovarëve që kanë ‘vërshuar’ vendet e Evropës në kërkim të lejes se qëndrimit në BE.

Në pritje të ardhjes së raportit të vlerësimit, ministri i Brendshëm në detyrë Bajram Rexhepi, të mërkurën kishte paralajmëruar një konferencë për media lidhur me këtë ngjarje, por në ndërkohë e ka anuluar konferencën përmes një komunikate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat