Kandidati për Presidencë të Bosnjës mohon lidhjet me Naser Kelmendin

Kosova

Kandidati për Presidencë të Bosnjës mohon lidhjet me Naser Kelmendin

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 08:03

Ish-ministri i Sigurisë i Bosnjë-Hercegovinës, Fahrudin Radonçiq, ka mohuar se është pjesë e “organizatës kriminale të Naser Kelmendit” për kryerjen e të paktën një vrasjeje siç pretendon një prokuror amerikan i EULEX-it.
Radonçiq, kandidat për Presidencë në Bosnjë-Hercegovinë dhe pronar i gazetës “Dnevni Avaz”, në një deklaratë dërguar në “Kohën Ditore” ka thënë se përmendja e tij në aktakuzën e Prokurorisë si pjesë e grupit të Naser Kelmendit ka prapavijë politike.
Prokurori Andrew Hughes e ngarkon Kelmendin me përgjegjësi për drejtimin e një grupi të madh kriminal, pjesë e të cilit ka qenë edhe ish-ministri boshnjak.
Në pikën e parë të aktakuzës për krim të organizuar thuhet se Naser Kelmendi në bashkëkryerje me Fahrudin Radonçiqin, Ekrem Lekiqin, Muhamed Ali Gashin, Milovan Jeremiqin, Lubisha Buha “Çume”, Milan Ostojiqin, “Sandokanin”, Naser Oriqin, Senad Sahinpasiqin, Nebojsha Vukomanoviqin, Raseta Stranjan, Benjamin Halimoviqin, Edin Ahmetshahiqin dhe të tjerë ka organizuar, formuar, mbikëqyrur, udhëhequr dhe apo drejtuar grupin kriminal të organizuar dhe të strukturuar, apo ka marrë pjesë aktivisht në këtë grup të organizuar kriminal, sipas Prokurorisë duke e ditur se pjesëmarrja e tij do t’i kontribuojë kryerjes së krimit, vrasje e rëndë e kryegangsterit rival Ramiz Delaliq- “Çelo” për të përfituar drejtpërdrejt ose tërthorazi dobi pasurore apo financiare./KD

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat