AKA e UP reagojnë pas protestës së matematikanëve

Kosova

AKA e UP reagojnë pas protestës së matematikanëve

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 23:35

Pas protestës së pretendetëve për t’u bërë studentë të degës së Matematikës në UP, e që u përkrahen edhe nga profesorë dhe studentë aktual të kësaj dege, ka reaguar Agjencia Kosovare e Akreditimit.
Ata kanë thënë se Departamenti i Matematikës ka aplikuar vonë për procedurat e akreditimit.

E në protestë u kërkua që rektorati të bëjë një zgjidhje dhe të shpallë konkurs për pranimin e studentëve në këtë drejtim, ose të iniciojë procedura të reja për një proces të ri akreditimi. Por zyrtarë të Universitetit të Prishtinës janë shprehur se kjo është e pamundur.
Kujtojmë se të interesuarit për t’u regjistruar në drejtimin e Matematikës, por që nuk kanë pasur mundësi të bëhen pjesë e kësaj fushe në Universitetin “Hasan Prishtina” shkaku i mos akreditimit, kanë protestuar duke kërkuar t’u bëhet një zgjidhje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat