Behxhet Shala shpërthen: Libri i Veton Surroit, “Këmbët e Gjarprit” ka përmbajtje fashiste e raciste

Kosova

Behxhet Shala shpërthen: Libri i Veton Surroit, “Këmbët e Gjarprit” ka përmbajtje fashiste e raciste

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 19:15

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut Behxhet Shala ka thënë se libri Këmbët e Gjarprit nga autori Veton Surroi ka përmbajtje raciste dhe fashiste.
“Ky libër ka përmbajtje raciste dhe fashiste. Lexojeni dhe do ta shihni”, theksoi Shala si mysafir në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës.
Duke komentuar rolin e KMDLNJ-së, Shala tha se ky institucion i ka dalë në mbrojtje Surroit, kur në Ferizaj u dogj publikisht libri i tij.
“Edhe pse libri ka përmbajtje të tillë, ne kemi dalë haptazi kundër djegjes. Për ne është e papranueshme një veprim i tillë”, tha Shala.
Në këtë debat ka marrë pjesë edhe nënkryetarja e AAK-së Melihate Tërmkolli.
Ajo ka akuzuar KMDLNJ-në se po i shërben PDK-së dhe liderit të saj Hashim Thaci.
“KMDLNJ është bërë vegël e Hashim Thacit. Ju po i shërbeni me komentet tuaja PDK-së. Këtë e keni bërë me reagimin tuaj për seancën konstituive”, tha Shala.
Krytari i KMDLNJ-së e ka mohuar këtë akuzë.
“Ju po e shihni edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ky vendim e konfirmon qëndrimin tonë, se atë ditë nuk kishte vetëm një seancë normale”, përfundoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat