Përmbytet Prishtina, Komuna: Në shumë lagje, kërkojnë ndihmë (Foto)

Kosova

Përmbytet Prishtina, Komuna: Në shumë lagje, kërkojnë ndihmë (Foto)

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 17:55

Deri më tani Qendra e Thirrjeve ka pranuar më shumë se 100 thirrje nga qytetaret dhe institucionet e ndryshme.

Disa nga ndërhyrjet urgjente gjatë orëve të fundit janë ndërmarrë si më poshtë:

Në rrugën "UÇK" është bërë zhbllokimi i pusetave, largimi i drunjve nga rruga dhe është lajmëruar kompania përgjegjëse për semaforë e cila tashmë është duke e bërë rregullimin.

Në rrugën "Agim Ramadani" është bërë zhbllokimi i pusetave, largimi i drunjve nga rruga si dhe largimi i një veture e cila e ka goditur një lis.

Në Qytezën "Pejton", dhe rrugën "Fehmi Agani" është bërë zhbllokimi i pusetave dhe largimi i drunjve nga rruga.

Deri më tani nga ekipet e Ujësjellësit në terren kanë bërë mbi 40 ndërhyrje në zhbllokimin e pusetave duke përfshirë lagjen "Bregu i Diellit", "Dardania", rruga "B", lagja e Spitalit, dhe në objektin e QKUK-së.

Po ashtu, është ndërhyrë prapa objektit të Rektoratit duke larguar ujin në mënyrë që të shpëtohet dëmtimi i arkivues që gjendet brenda në objekt.

Është ndërhyrë në Ministrinë e Punёve tё Brendshme, Ministrinë e Punëve të Jashtme, në Ministrinë e Kulturës, dhe Ministrinë e Arsimit për të larguar ujin që ka depërtuar nё brendësi te objekteve.

Ekipi i zjarrfikësve kanë ndërhyrë në lagjen "Tophane", në bankën ProCredit në rrugën B, në lagjen Lakërishte për thithjen e ujit dhe në Qytezën Pejton ndërhyrje në kabllo të rrymës.

Janë marrë masat emergjente në pastrimin nga uji nё rrugёn "Lek Dukagjini" ku janë vërshuar shtatë banesa dhe gjashtë automjete.

Tani ekipi është duke punuar në "Hotel Grand" pasi që podrumi i hotelit është vërshuar nga uji.

Është intervenuar te rruga "B" në banesat e Royal-it ku podrumet dhe katet e para janë mbushur me ujë.

Ekipi i Hortikulturës tani është duke larguar drunjtë nga rruga në rrugën për Taukbahçe.

Është intervenuar në lagjen "Lakërishte", nё rrugёn "Haxhi Zeka" dhe në rrugën Dubrovniku ku ka pasur prurje tё mëdha tё ujit dhe janë rrezikuar disa shtёpi.

Rikujtojmë dhe njëherë se të gjithë qytetarët që kanë nevojë për ndërhyrjen e Komunës të lajmërohen në Qendrën e thirrjeve me numër 038245666.

Në orët në vijim do ju informojmë për rastet e tjera ku po punohet.

Ju lusim sërish që të na ndihmoni duke bërë njoftimin e numrit të Qendrën e thirrjeve të Komunës.

* * * *
Komuna e Prishtinës, njofton të gjithë qytetarët që janë përfshirë nga uji i madh i shkaktuar nga shiu që po bien në Prishtinë, që të thërrasin në numrat e telefonit dhe të kërkojnë ndihmë.

038245666, është numri i qendrës së thirrjeve në komunën e Prishtinës, ku do të mund të drejtohen të gjithë qytetarët, pasi që tashmë në terren janë të gjitha kompanitë e pastrimit.

Kryetari i kësaj komune Shpend Ahmeti, përmes një publikimi në rrjetin social facebook ka treguar se tashmë kompanitë janë për të intervenuar në vendet që ka nevojë.

Sipas tij, kërkesat tashmë janë të mëdha dhe nga lagjet e ndryshme. Ahmeti, tregon po ashtu se kanë kërkuar edhe nga ujësjellësi që të zhbllokojë kanalizime aty ku ka nevojë.

Pas shiut që ka rënë në Prishtinë, pjesë të ndryshme janë mbushur me ujë. Lagja Bregu i Diellit në kryeqytet tashmë është bllokuar krejtësisht. Rruga “Gazmend Zajmi” në lagje është bërë thuajse e pakalueshme, rrugë kjo që lidhë mes vete disa lagje të mëdha në Prishtina





Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat