Kosova ta padisë Këshillin e Evropës dhe Martin për dëmtim të imazhit!

Kosova

Kosova ta padisë Këshillin e Evropës dhe Martin për dëmtim të imazhit!

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 23 korrik 2014 Në ora: 16:54

Është një sukses i madhe për Kosovën, pasi në raportin e Prokurorit Clint Williamsonit nuk ka fakte për trafikim organesh, krim të organizuar apo në përgjegjësin komanduese të ish Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, vlerësojnë juristët dhe analistët politik për gazetën “Bota sot”.

Mungesa e këtyre fakteve për përgjegjësin komanduese do të thotë edhe se ndaj Hashim Thaçi i cili ka qenë edhe udhëheqës politik i UÇK-së, nuk do të ngritët aktakuzë, por në mesin e të akuzuarve për krime lufte do të jenë 5 ish ministra të Qeverisë së Përkohshme, e themeluar në vitin 1999, që në krye kishte për kryeministër, shefin e qeverisë aktuale të vendit, Hashim Thaçi.

Ish deputeti i Kosovës, Gani Geci thekson se, që të pretendosh se ke pasur mundësi me bë transplantim organesh në vitin 1999 dhe nga mjeket që i ka pasë Shqipëria edhe nëpër spitale të asaj kohe në Shqipëri e në Kosovë ka qenë një lloj absurditeti.

“Dhe kushdo që ngre dyshime për diçka të pa vërtet të bën dëm të madh derisa të vërtetohet e kundërta dhe tani ato pretendimet mund të kthehen bumerang atyre që kanë akuzuar me akuza të rrejshme dhe për këtë shkak hetimet dhe gjykatat janë të mira, sepse në qoftë se ka fakte jepet dënimi dhe në qoftë se nuk ka fakte bien poshtë akuzat dhe pretendimet e kujtdo qofshin ato”, thotë Geci.

Ai thekson se, kjo është një fitore për Kosovën për luftën dhe për Lirin. “Akuzat tjera për individ nuk do të jenë të rëndësishme më, sepse nuk e rendojnë shoqërinë e Kosovës ato mund të jenë individuale dhe krejt të parëndësishme. Kosova po lirohet nga një akuzë banale”, thotë Gani Geci.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat