Qeveria, 1 milion euro për proteza për invalidët e UÇK-së

Kosova

Qeveria, 1 milion euro për proteza për invalidët e UÇK-së

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 14:40

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, mori vendim për ndarjen e mjete financiare në shumën prej 960, 250.00€, për kategoritë e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Ndarja e këtyre mjeteve financiare u tha se bëhet për t’ju dalë në ndihmë në rregullimin e protezave dhe shërimin për invalidët e luftës, dhe rehabilitimin e anëtarëve të Shoqatës së Invalidëve të luftës të UÇK’së..

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, mori vendim për ndarjen e mjete financiare në shumën prej 960, 250.00€, për kategoritë e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Ndarja e këtyre mjeteve financiare u tha se bëhet për t’ju dalë në ndihmë në rregullimin e protezave dhe shërimin për invalidët e luftës, dhe rehabilitimin e anëtarëve të Shoqatës së Invalidëve të luftës të UÇK’së, Shoqatës së Familjeve të dëshmorëve të UÇK;së dhe Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK’së.

Po ashtu, Qeveria miratoi Raportin Vjetor 2013, të Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Ky Raport përveç plotësimit të obligimit ligjor, ka për qëllim, ta vë në dijeni shfrytëzuesin, publikun e gjerë dhe institucionet e vendit, për të arriturat dhe sfidat e Sistemit Statistikor të Kosovës, gjatë vitit 2013.

Qeveria e Kosovës aprovoi sot edhe Raportin gjithëpërfshirës mbi zbatimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Reformën e Administratës Publike për vitin 2010 – 2013j. Me këtë vendim është përcaktuar funksionimi institucional i strukturave përgjegjëse për të siguruar, koordinuar dhe monitoruar zbatimin e Strategjisë së Reformës së Administratës Publike dhe Planit të Veprimit.

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme mori vendim për vazhdimin e mandatit trevjeçar për 9 sekretarët e përgjithshëm të ministrive, dhe 5 pozita që janë të barasvlershme me këtë pozitë.

Kontrata i është vazhduar Sekretarëve të Përgjithshëm:

1. Arben ÇITAKU (MMPH)

2. Xhavit DAKAJ, (MASHT);

3. Shkelzen SYLAJ, (MFSK);

4. Veton FIRZI, (MKRS);

5. Eljana NAKA, (MTI);

6. Naim BAFTIU, (MF);

7. Nazmi ZENELAJ, (MZHE);

8. Fitim SADIKU, (MAP);

9. Kapllan HALIMI, (MBPZHR);

Po ashtu kontratat për tri vite i janë vazhduar edhe:

1. Valdet Gjinovcit, Kryeshef ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës,

2. Valdrin Llukës, Kryeshef i Agjencisë për Promovimin e Investimeve/MTI;

3. Basri Ibrahimit, Kryeinspektor në Inspektoratin e Punës/MPMS;

4. Hafiz Garës, Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë për Standardizim/MTI; dhe

5. Ramë Manajt, Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës.

Kabineti qeveritar poashtu ka marrë vendim për të hapur konkursin për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë Kosovare për Produkte Medicinale.

Në mbledhjen e sotme, është ndarë shuma prej 1 milion euro për fëmijët e prekur nga leukemia dhe sëmundje të ngjashme, me qëllim të mbulimit të kostos së shërimit të tyre.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismaili ka njoftuar kabinetin për krijimin e grupeve punuese nga kjo ministri, pas avarisë së ndodhur në termocentralin Kosova A, meqenëse parashihet mungesë e energjisë elektrike gjatë dimrit.

“Deri në javën e ardhshme sigurisht që do të vijmë me një skenar të mundshëm, dhe do t’i propozohet Qeverisë se çfarë mund të bëjmë nga secili segment për ta zbutur këtë mungesë të energjisë elektrike” ka pohuar ministri Ismaili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat