Muharrem Shabani brenda një muaji i ndërron dy herë partitë

Kosova

Muharrem Shabani brenda një muaji i ndërron dy herë partitë

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 22:29

Muharrem Shabani i cili në vazhdën e aderimeve spektakulare që po ndodhnin në prag të zgjedhjeve të fundit në Kosovë, kaloi nga AAK’ja në PDK, duket se i ka rënë pishman.
Shabani kishte aderuar në PDK, por të enjtën në seancën e Asamblesë në Vushtrri, Shabani e ka fshirë pjesëmarrjen në kuadër të PDK’së dhe e ka shkruar AAK, në listën e letrave ku nënshkruhen asambleistët për pjesëmarrje në seancë.

Shabani i bën këto sallta brenda një muaji dhe ndoshta kjo është një lëvizje e tij, me “trendin” e lëvizjeve politike, pasiqë tashmë mund ta ketë kuptuar se gjasat që të qeverisë me vendin, më shumë i ka AAK bashkë me partnerët e koalicionit, të njohur edhe si “Blloku”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat