Hamiti: Të rikujtohen fjalët e Zotit, e jo nxitësve që duan ta destabilizojnë Kosovën me thirrje që të shkohet në luftëra

Kosova

Hamiti: Të rikujtohen fjalët e Zotit, e jo nxitësve që duan ta destabilizojnë Kosovën me thirrje që të shkohet në luftëra

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 21:22

Ligjëruesi në Fakultetin e Studimeve Islame, Xhabir Hamiti ka thënë se “kemi një indoktrinim, jashtë parimeve bazë të shëndosha të islamit”.
“Islami ndalon vrasjen e njerëzve të pafajshëm”, ka thënë Hamiti.

“Shumë njerëz të rinj kanë rënë nën ndikimin e kësaj doktrine, duke mos arritur të zbulojnë se çka është dokrtinë dhe cka janë parimet fetare”, ka thënë ai.

“Nuk janë fajtorë ata që kanë rënë viktimë e këtyre grupeve, por janë më shumë nxitësit”, ka thënë Hamiti.

Xhabir Hamiti: Mendimet radikale nuk i takojnë islamit, ato vijnë nga rrethe të caktuara për interesa personale

Profesori Xhabir Hamiti ka thënë se nuk e di se cilat janë arsyet se pse nuk u ftuan krerët e BIK’ut në iftarin e Ambasadës Amerikane.

“Nuk e di se cilat janë arsyet pse nuk janë ftuar krerë të BIK’ut por me rëndësi është që ata që janë ftuar kanë qenë gjithashtu imamë të BIK’ut.

Nuk jam i befasuar sepse është përzgjedhja e tyre dhe kur bëjnë përzgjedhje të tillë, sigurisht i analizojnë gjërat më shumë se sa ne”, ka thënë ai në emisionin “Zona B”.

Duke folur për islamin radikal, ai ka thënë se mendimet radikale, në fakt nuk i takojnë islamit.

“Mendimet radikale nuk i takojnë islamit, pra kemi të bëjmë me devijime. Këto gjëra nuk kanë të bëjnë asgjë me islamin”, ka thënë Hamiti.

“Ata që kanë dashur që Kosova të destabilizohet, natyrisht se kanë punuar vazhdimisht për këtë”, ka thënë Hamiti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat