Një pllakë përkujtimore në Odën e Junikut ku Hoolbrooke takoi UÇK’në(Foto)

Kosova

Një pllakë përkujtimore në Odën e Junikut ku Hoolbrooke takoi UÇK’në(Foto)

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 18:40

Pak kohë pasi diplomati amerikan Richard Holbrooke ishte emëruar si emisar i Presidentit të SHBA’ve për Ballkanin, ai kishte vizituar Junikun, ku ishte regjistruar edhe takimi i parë i tij me një ushtar të Ushtrisë Çlirimtare. Tani, në këtë Odë, për nder të diplomatit amerikan, që ndërroi jetë më 2010, është zbuluar një pllakë.
Komuna e Junikut ka vendosur një pllakatë në Odën ku diplomati amerikan Ambasadori Richard Holbrooke kishte takuar për herë të parë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Siç dihet fotografia e tij përkrah një kryengritësi kosovar (Hajdin Abazit i njohur si Lum Haxhiu), kishte bërë xhiron nëpër botë.

Ambasadorja amerikane në Prishtinë Tracey Jacobson ka qenë e pranishme në Odën e Junikut ku është zbuluar pllaka.

“E nderuar që mora pjesë në zbulimin e pllakës për nder ambasadorit Holbrooke në Junik, dhe që takova kryetarin Kuci” ka shkruar Jacbosn në Twitter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat