Jacobson-liderëve: Të pritet vendimi i kushtetueses

Kosova

Jacobson-liderëve: Të pritet vendimi i kushtetueses

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 17:51

Ambasadorja amerikane, Tracey Ann Jacobson iu ka bërë thirrje liderëve politikë të vendit që me angazhimet e tyre të dëshmojnë se dinë të respektojnë sundimin e ligjit në Kosovë, ashtu siç e dëshmuan me mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 8 qershorit.

“Ne duhet t’i shohim të gjitha mbarëvajtjet e ngjarjeve që kanë ndodhur. E para në Kosovë kemi pasur zgjedhje të suksesshme, pastaj kemi pasur një kërkesë nga presidentja ku ka kërkuar sqarime nga Gjykata Kushtetuese për caktimin e mandarit për formimin e qeverisë, ndërsa tani e kemi edhe një pyetje shtesë për Gjykatën Kushtetuese. Duhet ta presim përfundimin e gjithë kësaj. Unë mendoj që kjo është një mbarëvajtje e zakonshme në një demokraci të re”, ka thënë ajo.
Sipas saj, “duhet të përballemi me këtë sepse nuk po flasim vetëm për katër vitet e ardhshme apo për themelimin e qeverisë dhe kuvendit për katër vitet e ardhshme, por, për vendosjen e një precedenti për të ardhmen e vendit”.
“Unë do të doja t’ju bëj ftesë të gjitha institucioneve, liderëve politikë që të tregojnë se e respektojnë sundimin e ligjit dhe të njëjtin përkushtim ndaj kushtetutës së vendit dhe vizionin e njëjtë siç e kanë treguar me mbarëvajtjen e suksesshme të zgjedhjeve edhe në këtë proces, përderisa po shkojmë drejtë themelimit të qeverisë dhe të Kuvendit. Mendoj se hapi i parë është që të presim vendimin e kushtetutës e të shohim pastaj çfarë hapash duhet të ndërmerren”, ka theksuar ambasadorja e SHBA-së, Jacobson.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat