Amerikanët nuk bashkëpunojnë me disa imam të Kosovës, as Naim Tërnava në iftar

Kosova

Amerikanët nuk bashkëpunojnë me disa imam të Kosovës, as Naim Tërnava në iftar

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 17:30

Në iftarin e ambasadës amerikane ishin disa hoxhallarë (imam) anëtarë të BIK,
por jo edhe Naim Tërnava.

Ambasada amerikane e njeh, e respekton dhe e legjitimon Sindikatën e BIK / SHSPBIRK, me kryetar Idriz Bilallin, profesor dhe imam në xhaminë e Podujevës. Kjo sindikatë tashmë është organizatë e imamëve të Kosovës, partnere e ambasadave të huaja nga shtetet islame dhe asaj amerikane, sikurse edhe e sindikatës së Dijanetit të Turqisë, federatës së sindikatave të Turqisë (MEMUR – SEN), etj. Diplomatët amerikanë që janë me shumë ndikim në Kosovë dje i kanë ftuar miqtë, por jo edhe ata që mund të konsiderohen të dyshimtë në iftarin e shtruar për disa hoxhallarë (imam) të Kosovës. Amerikanët po i ndalojnë, ose nuk bashkëpunojnë me disa imam (hoxhallarë) të cilët synojnë vetëm pushtet përmes parregullsive në Kosovë.
Në iftarin e ambasadës amerikane ishin prezent disa hoxhallarë (imam) anëtarë të BIK-ut, por jo edhe Naim Tërnava. Amerikanët nuk e kishin uruar Naim Tërnavën në vjeshtën e kaluar kur ky për të tretën herë u zgjodh myfti i Bashkësisë Islame të Kosovës/ BIK.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat