Konfiskimi i pasurisë nis me ‘peshqit’ e vegjël

Kosova

Konfiskimi i pasurisë nis me ‘peshqit’ e vegjël

Nga: Hava Orana Më: 22 korrik 2014 Në ora: 17:08

Vetëm gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit 2014 janë konfiskuar 27 milionë euro të pasurisë së zyrtarëve të lartë qeveritarë. Të paktën këtë e pohon koordinatori kombëtar për luftimin e krimit ekonomik, Shqipdon Fazliu. Ai gjatë një emisioni televiziv në “Puls” i ka bërë të ditura këto statistika.

Por sa mund të jetë fjala për zyrtarë të lartë e qeveritarë kur bëhet fjalë vetëm për 27 milionë euro të konfiskuara, e pasuria e tyre e deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit, kap shifra marramendëse. Megjithatë derisa të publikohen emrat dhe faktet, ashtu siç ka premtuar koordinatori Fazilu, mbetet të shihet se për kënd është fjala.

Të akuzuarit figura të njohura

Kështu Fazliu edhe pse ka përmendur statistika, dhe ka theksuar se fjala është për politikanë, qeveritarë aktual e të mëhershëm, zyrtarë komunal e biznesmenë, Fazliu nuk ka përmendur emra, por ka thënë për “Bota sot”, se shumicën nga ta tashmë i njeh opinioni.

“Shumica prej tyre janë të njohur për opinionin, por meqenëse bëhet fjalë për fazën e hetimeve, jo pse nuk i kemi bërë publike emrat e atyre politikanëve, të kundërtën, në momentin kur do të ngritim aktakuzën, jo vetëm që do të publikojmë emrat dhe mbiemrat e tyre, por kemi të drejtë me i publikuar edhe faktet e rastit, kemi me i interpretuar ato raste, dhe kemi më i dhënë”, thekson Fazliu.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat