“Thirrje për drejtësi”: Vrasjet politike ti zbardhë Gjykata Speciale

Kosova

“Thirrje për drejtësi”: Vrasjet politike ti zbardhë Gjykata Speciale

Nga: Hava Orana Më: 22 korrik 2014 Në ora: 17:07

Gjatë javës së parë të gushtit, pritet një tronditje e zyrtarëve të lartë politikë në Kosovë, të përfshirë nëpër vrasje kriminale e krim të organizuar. Pikërisht raporti i prokurorit dhe shefit të Task Forcës, Clint Williamson, do të nxjerrë në “dritë” ata zyrtarë që do të përfundojnë prapa grilave.

Ishte shumë i përfolur takimi i prokurorit Williamson me kryeministrin në detyrë, Hashim Thaçin, sa që duket se e la “pa frymë” këtë të fundit derisa e përfundoj vizitën në Kosovë, duke e mos takuar fare atë. Por, ndonëse nuk e takoj Thaçin, ai me siguri ia përcjelli ndonjë mesazh përmes përfaqësuesve të tjerë të Partisë Demokratike të Kosovës, që Williamson kishte zgjedhur t’i takoj. Ai kishte takuar Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga fillimisht, e më pas ministrat në detyrë, si atë të Drejtësisë, Hajredin Kuqin, atë të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepin dhe ministrin e FSK-së, Agim Çekun.

Raport gjysmak!

Por, çfarë do të përmbajë ai raport që do të godas shumë zyrtarë të lartë të Kosovës, e që tash thuhet se nuk do të jenë më shumë se tetë veta të akuzuar për krime lufte, për vrasje të serbëve dhe shqiptarëve. Por a do të jetë përfshirës edhe i vrasjeve të pasluftës, të vlerësuara si vrasje politike, kryesisht të njerëzve të LDK-së. Duket se ky raport do të jetë i përgjysmuar, pa i përfshirë edhe këto vrasje.

Me qindra herë është bërë thirrje për ndriçimin e këtyre vrasjeve si nga familjarët, ashtu edhe nga shoqata “Thirrje për drejtësi” që derë më derë ka kërkuar zbardhjen e këtyre vrasjeve, mirëpo deri më tani ka mbetur e zhgënjyer. Të gjitha shpresat janë varur në Gjykatën Speciale dhe ndërkombëtarët. Kryetari i kësaj shoqate, Imer Imeri, që është edhe vëllai i profesorit Haki Imeri, i vrarë pas luftës, thotë se nëse nuk përfshihen këto vrasje në raportin e Williamsonit, atëherë ai raport është një hiq gjë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat