​Kuvendit i shtohen edhe 12 praktikantë

Kosova

​Kuvendit i shtohen edhe 12 praktikantë

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 16:50

Kuvendit të Kosovës dhe UNDP-së kanë nënshkruar sot një marrëveshje për bashkëpunimin për pranimin e 12 praktikantëve të rinj të cilët do të angazhohen në Kuvendin e Kosovës në kuadër të Projektit Zhvillimi parlamentar për politika sociale.

Kjo marrëveshje është nënshkruar nga Drejtori i UNDP-së në Kosovë dhe Koordinatori i Agjencive Zhvillimore të KB-ve, Andreë Russel dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi.

Sekretarit Krasniqi ka shprehur mirënjohje të thellë për përkrahjen e deritanishme të UNDP-së dhënë proceseve të zhvillimit parlamentar.

Kurse, drejtori i UNDP-së në Kosovë Andreë Russel ka theksuar se kjo marrëveshje është vetëm një nga komponentet e mbështetjes dhënë Kuvendit. UNDP-ja do të vazhdojë të funksionojë si partner afatgjatë strategjik duke vepruar krahpërkrah me Kuvendin deri në integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje Kuvendi i Kosovës hyn në partneritet të barabartë me projektin e UNDP-së.

Angazhimi i praktikantëve do t'u hapë rrugë të rinjve për të fituar njohuri profesionale nga fusha parlamentare gjatë 12 muajve të ardhshëm.

Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara - UNDP respektivisht projekti Zhvillimi Parlamentar për Politika Sociale si komponentë kryesore ka mbështetjen e komisioneve parlamentare në procesin e amandametimit dhe mbikëqyrjes së zbatimit të ligjeve përmes eksperteve. Po ashtu, projekti ofron asistencë teknike në takime të ndryshme regjionale, që për fokus kanë fushën e politikave sociale, të drejtave të grave dhe të të rinjve. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat