Hoxhaj priti në takim lamtumirës ambasadorin e Çekisë, Dolezel

Kosova

Hoxhaj priti në takim lamtumirës ambasadorin e Çekisë, Dolezel

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 15:43

Ministri në largim i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj sot ka pritur takim lamtumirës të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Republikës Çeke, ambasadorin Jiri Dolezel.

Hoxhaj e ka falënderuar ambasadorin Dolezel për kontributin dhe mbështetjen e tij dhënë Kosovës, për më shumë se tre vjet të shërbimit.

Më tej, ai ka theksuar se ndihma e Çekisë në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare ka qenë e rëndësishme.
“Mbesim të përkushtuar të ndërtojmë të ardhmen tonë evropiane në koordinim të ngushtë me Pragën zyrtare”, ka thënë Hoxhaj.

Gjithashtu, ai ka kërkuar që ambasadori Dolezel të vazhdojë mbështetjen e tij për Kosovën edhe gjatë shërbimit të ardhshëm në vendet tjera, duke i uruar atij suksese në karrierën e mëtutjeshme diplomatike.

Në anën tjetër, ambasadori Jiri Dolezel, e ka vlerësuar lartë bashkëpunimin që i është ofruar gjatë shërbimit në Kosovë, duke shprehur vullnetin e tij për të vazhduar përkrahjen për Kosovën si dhe për forcimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.
Në këtë takim dy bashkëbiseduesit janë pajtuar se relacionet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Republikës Çeke mbesin të afërta dhe stabile, dhe u dakorduan që të konkretizojnë bashkëpunimin edhe në sferën e sigurisë dhe edukimit. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat