Bujupi: RTK nuk përfshihet në agjenda politike

Kosova

Bujupi: RTK nuk përfshihet në agjenda politike

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 15:02

Radio Televizioni i Kosovës, sqaron opinion publik se letra që ka qarkulluar për politikat editoriale lidhur me referencën për zotin Isa Mustafa, është një gabim dhe keqinterpretim i politikave editoriale të transmetuesit publik, i cili synon të ruajë paanshmërinë në raportimin për ngjarjet politike dhe të tjera në vend.
Drejtori i RTK- Radio Azem Bujupi thotë se RTK, në asnjë rast nuk dëshiron të përfshihet në agjenda politike të asnjërës palë.

“RTK, dëshiron të sqaroje opinioni se transmetuesi publik do të vazhdojë të ndjekë politika editoriale mbështetur në ligjin mbi RTK-në, rrugallativën ligjore dhe kodin profesional që janë harmonizuar edhe me vlerat e EBU-së, për transmetuesit publik në Evropë”, thotë në fund të reagimit drejtori Azem Bujupi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat