Çekia vazhdon ta përkrah Kosovën

Kosova

Çekia vazhdon ta përkrah Kosovën

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 14:16

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim lamtumirës të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Republikës Çeke, ambasadorin Jiri Dolezel.

Presidentja Jahjaga e falënderoi ambasadorin Dolezel për angazhimin dhe punën e tij në Kosovë dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të thellimit të marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve në të gjitha fushat. Presidentja Jahjaga vlerësoi mbështetjen e Republikës Çeke për rrugën evropiane të Republikës së Kosovës.

I Ngarkuari me Punë në Ambasadën Çeke, ambasadori Jiri Dolezel e vlerësoi mikpritjen në Kosovë dhe veçanërisht bashkëpunimin me institucionet e Republikës së Kosovës.

Ai tha se Republika Çeke do të vazhdojë të kontribuojë dhe të përkrahë të ardhmen evropiane të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat