Vrasja e Elvis Pistës- s'ka asnjë të dyshuar, nuk dihet as motivi

Kosova

Vrasja e Elvis Pistës- s'ka asnjë të dyshuar, nuk dihet as motivi

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 12:57

Çka po bënë Prokuroria për zbardhjen e vrasjes së Elvis Pistës? Kanë kaluar mbi 1 muaj nga vrasja e Elvis Pistës, kandidat për deputet i PDK'së nga Rahoveci, por Prokuroria e Shtetit ende nuk e ka asnjë të dyshuar.
"Ende nuk kemi të dyshuar. Jemi duke punuar dhe hetuar në çdo pistë të mundshme, por nuk e kemi intervistuar askënd seri tash në cilësinë e të dyshuarit", thotë për Express, Prokuroria Shpresa Bakija.
Ajo bënë me dije se numri i personave që janë intervistuar si dëshmitarë në jetë hetim është mbi 40. Nga ta ka edhe persona nga PTK'ja, kompania publike ku punoi Pista.
Por, ky hetim deri thash nuk ka arritur as në përfundimin se cili është motivi i vrasjes së Pistës.
"Ende nuk dihet motivi i këtij krimi. Po ta zbulonim motivin, edhe kapja e të dyshuarit do të ishte më e lehtë", thotë për Express Bakija.
Elvis Pista ishte vrarë pas një feste me familjen, dhe vrasësi r kishte qëlluar nga afër me armë me zhurmë-mbytës.
Vrasja e tij e kishte tronditur opinionin, kryesisht për shkak se Pista ishte në garë për deputet dhe vrasja e tij ndodhi shumë pak kohë pas zgjedhjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat