Thaçi falënderon shtetet që u përfshinë në legjitimimin e shtetësisë së Kosovës

Kosova

Thaçi falënderon shtetet që u përfshinë në legjitimimin e shtetësisë së Kosovës

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 11:01

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se katër vite pas përfundimit të procesit historik në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, Kosova është njohur nga 107 shtete dhe po vazhdon rrugëtimin e vetë drejt anëtarësimit në familjen e shteteve euro-atlantike.
“Sot u bënë 4 vjet prej përfundimit të procesit historik në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë me të cilën u konfirmua legaliteti dhe legjitimiteti i Deklaratës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Falënderojmë me dhjetëra shtete dhe qindra juristë, ekspertë dhe të tjerë nga mbarë bota që u përfshinë në këtë proces shumë të rëndësishëm për legjitimitetin e shtetësisë sonë. Tani Kosova u njoh nga 107 shtete dhe vazhdon rrugëtimin e vet të pamohueshëm drejt anëtarësimit në familjen e shteteve Euro-Atlantike. HTH”, (sic) ka shkruar Thaçi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat