"PDK-ja e ka shumë vështirë të ndahet nga pushteti"

Kosova

"PDK-ja e ka shumë vështirë të ndahet nga pushteti"

Nga: N. SHAQIRI Më: 22 korrik 2014 Në ora: 10:31

Sjelljet këmbëngulëse, destruktive e bllokuese të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Hashim Thaçit, të cilët madje nuk hezitojnë që të provokojnë në mënyrë ekstreme duke shprehur arrogancë ta pafund siç ishte rasti i uzurpimit të ulëseve në sallën e Kuvendit të Kosovës më 17 korrik 2014, me rastin e mbajtjes së Mbledhjes konstituive të Kuvendit të Kosovës, kur koalicioni i PDK-së kishte shkuar më herët në sallë dhe i kishte uzurpuar vendet e rezervuara për Koalicionin LDK-AAK-Nisma, në mes të sallës, vlerëson analisti politik Nehat Hyseni.

“Poqese do të insistonin të ulen aty deputetët e këtij koalicioni, atëherë shumë lehtë mund të shpërthente konflikti dhe përplasja fizike midis deputetëve! Prandaj, Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj kishin bërë apel tek deputetët e vet dhe kishin deklaruar se "poqese është nevoja nuk do të ulemi fare dhe në këmbë do të qëndrojmë"! Kështu u shmang konflikti dhe përplasja fizike brenda sallës. Pra siç po e shohim Hashim Thaçi dhe partia e tij, PDK e kanë shumë vështirë të ndahen nga pushteti”, thotë Hyseni, për gazetën “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat