Moti në ditët në vijim-me reshje shiu dhe breshëri

Kosova

Moti në ditët në vijim-me reshje shiu dhe breshëri

Më: 21 korrik 2014 Në ora: 19:01

​Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nga dita e nesërme masat e ajrit të cilat kanë ardhur nga jugperendimi i vendit do të kalojnë në ciklon të përkohshëm dhe për pasojë do të mbajë mot me vranësira të cilat gjatë ditës do të shoqërohen me reshje të kohë pas kohëshme të shiut.

Temperaturat do të kenë një ulje të ndjeshme, minimalet do të lëvizin nga 14Cderi 16C, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 25C në lindje të vendit e deri në 28C në jugperendim dhe perëndim të vendit.

Do të fryj erë drejtimesh të ndryshme mesatare e herë- herë e vrullshme. Kurse nga dita e mërkurë era do ta mbajë drejtimin e verilindjes dhe juglindjes gjatë gjithë javës.

Për shkak të amplitutave të mëdha të temperaturave maksimale do të kemi edhe shkarkime rrufesh dhe nëpër disa vende do të ketë rrezik për breshër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat