Mbi 20 fytyra të politikës do të përballen me akuzat për krime, kryesisht nga PDK-ja!

Kosova

Mbi 20 fytyra të politikës do të përballen me akuzat për krime, kryesisht nga PDK-ja!

Nga: Hava Orana Më: 21 korrik 2014 Në ora: 17:06

Vizita e shumë pritur e prokurorit kryesor të Task Forcës për Hetime Speciale (SITF) Clint Williamson, u realizua. Por jo ashtu siç menduan të gjithë. Ai nuk takoj edhe kryeministrin në detyrë, Hashim Thaçin, ashtu siç u përfol ditë më parë. Por ai takoj njerëzit dhe duket se në këtë mënyrë Williamson ia përcjelli një mesazh Thaçit.

Raporti i hetuesve ndërkombëtar të udhëhequr nga prokurori amerikan Clint Williamson, do të publikohet gjatë javës së ardhshme në Bruksel. Kjo është informata që prokurori Williamson ua ka bërë me dije udhëheqësve vendorë gjatë takimeve që ai ka realizuar të hënën në Prishtinë.

Ai gjatë të hënës ka takuar ministrat në detyrë, si atë të Drejtësisë, Hajredin Kuqin, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepin, si dhe Ministrin e FSK-së, Agim Çekun. Ndërkaq fillimisht ka takuar Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga. Williamson ishte i shoqëruar nga shefi i EULEX-it, Bern Borchardt .
Sipas disa burimeve të besueshme, të paktën 20 figura publike do të përballen me akuzat e prokurorit Williamson, nuk përjashtohet se në mesin e tyre do të jetë edhe Hashim Thaçi, ndërsa të akuzuarit kryesisht janë nga PDK-ja, por ka edhe nga AAK-ja, për krime që lidhen kryesisht me luftën.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat