Tahiri udhëton për Bruksel

Kosova

Tahiri udhëton për Bruksel

Më: 21 korrik 2014 Në ora: 14:24

Zëvendëskryeministrja në largim, Edita Tahiri njëherit kryenegociatore për implementim në dialogun e Brukselit, udhëton për Bruksel për të marrë pjesë në takimin për çështjen e heqjes së barrikadave në urën e Ibrit që pritet të mbahet nesër më 22 korrik 2014 me ftesë të Përfaqësueses së Lartë të BE-së Baroneshës Ashton.

“Nga ky takim pritet të dal një plan një plan konkret dhe me afate të qarta për heqjen e barrikadave dhe mundësimin e lëvizjes së lirë në urën e Ibrit dhe përreth saj në pajtim me ligjet e shtetit të Kosovës dhe Marrëveshjet e Brukselit.

Në takimin e parë për këtë çështje të mbajtur në Bruksel para disa ditësh nuk kishte pasur rezultate konkrete përveç një dakordimi për moratorium për çfarëdo veprimesh të njëanshme dhe të kundërligjshme, çka deri më tani është respektuar”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Poashtu në njoftim thuhet se në këto takime do të marrin pjesë edhe kryetarët e të dy komunave të qytetit të Mitrovicës si dhe përfaqësues të Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministrisë së Pushtetit Lokal dhe asaj të Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat