Williamson në Kosovë me rastin e përfundimit të mandatit të tij

Kosova

Williamson në Kosovë me rastin e përfundimit të mandatit të tij

Më: 21 korrik 2014 Në ora: 14:17

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë në largim, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe Ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, priti në takim Kryeprokurorin e Task Forcës Speciale Hetuese, Clint Williamson dhe shefin e EULEX-it në Kosovë, Bern Borchardt.

Takimi u realizua me rastin e përfundimit të mandatit të z. Williamson si udhëheqës i Task Forcës Speciale Hetuese. Detyrë kjo të cilën e ka mbajtur për 3 vite dhe që pritet të përfundojë me publikimin e një raporti gjatë javës së ardhshme rreth të gjeturave të hetimit.

Të pranishmit diskutuan për çështje relevante rreth funksionimit të Task Forcës dhe bashkëpunimit të ndërsjellë me organet e drejtësisë në Kosovë dhe Qeverinë, duke veçuar se institucionet e Kosovës kanë ofruar bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm në mbështetje të drejtësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat